Mirëseerdhe në Dedikim!
T’i dedikohesh diçkaje do të thotë t’i kushtosh vëmendje të plotë rritjes dhe lulëzimit të saj. Në trajnimin dhe mentorimin që ofroj, unë dedikoj vëmendjen, profesionalitetin dhe kontributin tim për ty, që ti t’i dedikohesh procesit tënd, skuadrës tënde, shtegut tënde në jetë apo organizatës tënde. Ajo së cilës i dedikohesh, rritet.
Ndihu i/e lirë të shohësh faqen e internetit dhe për çdo pyetje, më kontakto përmes Formës së Kontaktit.
Dedikuar për të ndihmuar njerëzit dhe organizatat të rriten
~Esther Klaassen
Logoja tregon dedikim në mënyra të ndryshme:
- Ne jemi gjithnjë në lëvizje e në rritje, dhe qoshja e rradhës mund të ofrojë një drejtim tjetër në të cilin ne mund të ftojmë dikë të na bashkohet
- Në çfarëdo drejtimesh të ndryshme të shkojmë, qëndrojmë të bashkuar
- Dy zemra të ndërlidhura që, mbështesin, lëvizin dhe forcojnë njëra-tjetrën
- Dedikimi ynë në blu mbështetet nga një sfond i artë, në të cilin unë shoh dashurinë hyjnore, jetëdhënëse dhe gjithëpërfshirëse
Visited 99 times, 1 visit(s) today