Vizioni

Qoftë trajnim individual, në grup apo ekip, fjala kyç për mua është “shpalosje”. Një pyetje, sfidë, problem apo konflikt shfaqet dhe personi vendos të kërkojë ndihmë. Vizioni im si trajnuese/mentore është që përgjigjjja gjendet tek vetë personi apo skuadra, dhe unë do të të ndihmoj ta gjesh atë. Në procesin që do të ndërmarrim bashkë, përgjigjjja do të shpaloset. Kjo do të thotë se unë do të të mbështes duke qartësuar, reflektuar, duke bërë pyetje të vështira, duke ofruar këndvështrime të ndryshme e duke lejuar shpalosjen e asaj që gjendet brenda si një thesar që duhet zbuluar.

Si trajnuese/mentore, pikënisja është kërkesa e një skuadre apo grupi, në të cilin unë dalloj dëshirën për rritje. Në këtë proces të rritjes së bashku, unë kontribuoj me modele dhe koncepte që qartësojnë situata apo veprime, dhe ofroj veprimtari që ndihmojnë në aplikimin e asaj që është mësuar. Unë bëj një punë shumë dimensionale, që do të thotë se unë zgjedh nëse për situatën apo pyetjen duhet të: flasim, të bëjmë diskutime me role, të jemi në ambient të hapur apo të mbyllur, të mësojmë, të bëjmë aktivitet fizik, të përmbledhim ide apo nëse duhen stile të tjera veprimi dhe ndërveprimi.

Unë kam një stil pune eklektik. Bazuar në eksperiencën time 30+ vjeçare dhe në edukimin tim, unë zgjedh dhe aplikoj modelin apo konceptin që do të përdor për situatën dhe për personin.

Njerëzit nxiten nga vlera dhe qëllimi. Në çdo trajnim, unë do të punoj për shpalosjen e vlerave dhe qëllimeve që kanë klientët e mi, në mënyrë që t’i ndihmoj të bëjnë zgjedhje që përkojnë me mënyrën si ata duan të shfaqen në jetë dhe punë.

Unë besoj se ne jetojmë, lëvizim dhe ekzistojmë në praninë e gjallë të Krijuesit tonë. Si person dhe si trajnuese dhe mentore profesioniste, qëndrimi im kryesor është prania. Unë dua të jem e pranishme dhe e dedikuar ndaj teje dhe drejtimit që ti do të shkosh. Duke qenë e pranishme, unë zgjedh, jo të gjykoj por të pyes, jo të shtyj në një drejtim të caktuar por të ofroj qartësi dhe ta lë drejtimin të shpaloset vetë. Sa më shumë t’i bësh zgjedhjet duke u bazuar në personin që je vërtet, si individ apo skuadër, aq më tepër do të lulëzosh dhe do të kesh sukses në hapat që merr.

Dedikim Coaching & Training,
dedikuar për t’i ndihmuar njerëzit dhe organizatat të rriten

Visited 16 times, 1 visit(s) today