Rreth Meje

Dedikuar për t’i ndihmuar njerëzit dhe organizatat të rriten

Ky është personi pas Dedikim. Quhem Esther Klaasen. Rrënjët i kam në Hollandë, kam jetuar më parë në Kinë dhe tani jetoj e punoj në Shqipëri. Edhe pse fjalia e fundit duket shumë gjeografike, për mua ajo është kryesisht ndjekje e thirrjeve dhe interesave e përvojave të mia për punën në kultura të ndryshme dhe me varietetet më interesante të njerëzve. Mahnitem nga mënyra si njerëzit marrin formë prej jetës, kulturës, familjes, përjetimeve, bindjeve, dhimbjeve, vështirësive, gëzimeve, ëndrrave dhe talenteve. Historia e çdo individi është gjithmonë më e madhe se ç’duket fillimisht, dhe të gjithë ne i bartim këto gjëra në kontaktet me të tjerët. Mund të jetë një recetë për lumturi dhe forcë, por gjithashtu për keqkuptime dhe acarime. Në trajnimin/mentorimin tim, unë të bashkohem në kërkimin për të përdorur të gjitha këto veçanti për rritjen e individëve, skuadrave apo organizatave.

Si person, mendoj se jam njësoj e orientuar drejt njerëzve dhe punës. Më pëlqen të takoj miq dhe njerëz të rinj. Por gjithashtu më pëlqen koha e qetë, reflektimi, leximi, ecja në natyrën e bukur të Shqipërisë, gatimi dhe zgjidhja e puzzle-ave japoneze. Në punë, më emocionon krijimi i mundësive të reja për rritje (strategjike), organizimi i mirë i punës, zgjidhja e problemeve, dhënia e produkteve dhe shërbimeve me standarde të larta.

Trajnimi dhe mentorimi ka qenë gjithnjë pjesë e punës sime, qoftë për stafe, klientë apo vullnetarë. Gjithashtu, jashtë punës, kam ofruar trajnim, mentorim, zgjidhje konflikti dhe trajnim për individë dhe grupe. Kam përjetuar vetë përfitimet e të paturit një mentor në periudha kritike të jetës. Ne jemi krijuar si qenie për marrëdhënie dhe të gjithë mund të rritemi nga dikush që është i pranishëm në jetën tonë kur shpalosen gjëra të reja.

Kliko këtu për CV-në time. Gjithashtu mund të shohësh profilin tim në Linkedin.

Visited 28 times, 1 visit(s) today