Për një fillim të ri
Në hapësirat “pa vend” të zemrës tënde,
Ku mendimet as që duhet të shkonin,
Ky fillim ka qenë duke u formuar në heshtje,
Priste të ishe gati për të çelë.
Për kaq kohë të ka parë të dëshirosh,
Ka ndier boshllëkun që rritej brenda teje,
Ka vënë re mundimin e madh,
E megjithatë e ka parë që nuk mund të lije tokën që, gjithsesi, s’të nxinte më.
Të pa të luash me joshjen e rehatisë
Dhe premtimet e shplara që njëllojshmëria të pëshpëriste,
Ka dëgjuar ngritjen dhe uljen e valëve të mundimit,
duke pyetur veten nëse do të jetoje gjithmonë kështu.
Pastaj, u lehtësua, kur guximi brenda teje u ndez
e ti hodhe hapin në tokë të re
Sytë u rinuan me energji dhe ëndrra
Shtegu i plotësimit u hap para teje
Edhe pse destinacionin se ke të qartë ende
Besoji premtimit të shtegut të ri që u hap para teje
Shpalose veten në hirin e fillimit të ri
Që bëhet një me dëshirat e tua
Zgjoje shpirtin për aventura;
Mos u tërhiq prapa për asgjë, mëso të gjesh qetësi në risk
Së shpejti do të jesh në shtëpi me një ritëm të ri,
Sepse shpirti yt e ndien botën që të pret.